Euro prek minimum të ri, thyen për herë të parë edhe pragun e 92 lekëve

11 September 2026, 14:58 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Euro prek minimum të ri, thyen për herë të parë edhe

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka zbritur sot për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.94 lekë.

 
Leku po vazhdon një cikël afatgjatë rënës, që gjatë vitit 2026 është shpejtuar më shumë.

Që prej fillimit të vitit kalendarik, Euro është zhvlerësuar me 5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur në 5.3%.

Ekspertët e tregut valutor shprehen se sezoni i zgjatur veror ka shtuar më shumë ofertën qysh më parë të bollshme të Euros në tregun valutor, ndërkohë që kërkesa për monedhën europiane ngelet e vakët. Zhvlerësimi i Euros po bën që ajo të zëvendësohet pjesërisht në disa prej transaksioneve të brendshme ekonomike, duke përfshirë edhe shtijës e pasurive të paluajtshme.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave për këtë vit, faktor që mund të shpjegojë më së shumti zhvlerësimin e mëtejshëm të Euros.

Po ndodh...

ide