Rregullorja e re e GJKKO-së përjashtoi njerëzit e medias nga gjyqet, gazetarët njoftojnë për PADI: Kushtetuesja të marrë në dorë situatën

11 September 2026, 14:31 / AKTUALITET ALFA PRESS
Rregullorja e re e GJKKO-së përjashtoi njerëzit e medias nga

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se të hënën do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër rregullores së re të GJKKO-së, që prek gazetarët.

Përmes një njoftimi AGSH, shprehet se kërkesa do të depozitohet në orën 10:00 dhe synon fillimisht pezullimin e rregullores dhe më pas shpalljen e saj si antikushtetuese.

Rregullorja e re e GJJKO-së ka prekur edhe gazetarët, pasi ka ndaluar praninë e mediave në këtë institucion, duke ngushtuar edhe më tej hapësirën për informimin e publikut. Po ashtu, rregullorja ka sjellë edhe mbylljen e grupit ekzistues në WhatsApp, përmes të cilit gazetarët merrnin informacion.

“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Po ndodh...

ide