Rama premton mijëra çelësa deri në 2030/ Kredi me interes zero, 3% dhe qira të subvencionuara, sa familje do të përfitojnë realisht?
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e ri të strehimit, me prioritet çiftet e reja dhe emigrantët, nga kredia me interes zero deri te subvencionimi i gjysmës së qirasë.
“Ne kemi folur për 50 mijë familje. Deri në vitin 2030, ato do të kenë mundësinë të kenë një çelës. Ne do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës. 2 mijë kredi me interes zero për apartamente nën 60 mijë euro. 2 mijë kredi të tjera do të jenë me interes vetëm 3% për apartamente që janë mbi 60 mijë euro. 3 mijë çelësa të tjerë me qira të subvencionuar në masën 50%, me prioritet çiftet e reja dhe emigrantët që kthehen. Qiratë do të jenë brenda një tavani prej 400 eurosh”, tha Rama, përcjell A2 CNN.
Për Bashkinë e Tiranës premtoi përfundimin e procesit të rindërtimit, ndërsa foli edhe për mbajtjen në paraburgim të Erion Veliajt.
“Me Bashkinë e Tiranës do të finalizojmë shumë shpejt planin për t’i dhënë fund historisë së pafundme dhe të pajustifikueshme të rindërtimit, që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka. Viktimat e para të kësaj kokëprerjeje të padëgjuar në historinë e Bashkimit Europian dhe të Europës janë familjet që presin ende çelësat e shtëpive të tyre
Ka dy raste, më saktë, nga Gjykata e Strasburgut, në të cilat është shpallur arbitrar mbajtja në paraburgim e një kryetari njësie bashkiake, në Hungari, dhe e një kryetari bashkie, në Turqi. Dhe është rasti i Shqipërisë, që është shumë më i rëndë dhe shumë më i prapambetur se dy rastet e tjera.
Kështu që, heqja e kokës dhe eksperimenti social, ligjor, ekonomik e politik i drejtimit të një kryeqyteti pa kokë ka sjellë shumë viktima. Më e prekura është ajo e familjeve që presin më në fund t’u jepet çelësi, sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar”, shtoi Kryeministri.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128