"Shqiponja nuk pyet sa i lartë është mali"/ I arrestuar me urdhër të SPAK, foto e Safet Bajrit shfaqet në mes të New York-ut për ditëlindje

Safet Bajri, i cili konsiderohet si një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri dhe ndodhet i burgosur në Reç me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për vrasje, duket se jashtë qelisë nuk e kanë harruar.
Në 42-vjetorin e lindjes së tij, emri dhe foto e Bajrit është shfaqur në një ekran ku shfaqen reklama të shumta dixhitale në një lagjet më të shtrenjta dhe më të vizituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Time Square në New York.
Safet Bajri është uruar për përvjetorin e tij, ku shkruhet edhe mesazhi: “Shqiponja nuk pyet sa i lartë është mali, ajo njeh vetëm horizontin që i përket! Gëzuar ditëlindjen”.
Kujtojmë që Safet Bajri është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ai u arrestua më 21 shkurt të 2025, me urdhër të SPAK nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.
Ai akuzohet si dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit. Ky i fundit është babai i Hamza Lici dhe Ibrahim Lici, të cilët prej vitesh janë në përplasje të përgjakshme me fisin e Bajrave.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128