“Ministritë kanë dhënë gati 31 milionë euro tender pa garë”/ Ahmetaj: Audiopërgjimet flasin për trafik armësh në vendet nën embargo!

Ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë eksklusive për News24, dha detaje të tjera në lidhje me denoncimim e bërë më herët, se qeveria është e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Minuta e Parë” me gazetaren Ola Bruko, Ahmetaj deklaroi se hetimi nga SPAK për këto pretendime duhet të jetë i thelluar dhe serioz, ndërsa shprehu shqetësimin e tij se mund të ketë ndërhyrje nga kryeministri Edi Rama.
Ai deklaroi se deri më sot, vetëm dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Mbrojtjes, janë dhënë gati 31 milionë euro pa tender, në mënyrë aspak transparente.
Ish-zëvendëskryeministri ngriti një sërë pyetjesh lidhur me origjinën, prodhimin dhe destinacionin e armëve. Ai kërkoi të sqarohet se në cilat fabrika prodhohen, çfarë lloj armësh prodhohen, cilat janë patentat dhe ku dërgohen më pas.
“Që do të shkojmë te hetimi i thelluar dhe serioz unë shpresoj që ai hetim të bjerë në duar jashtë segmentit të kontrolluar brenda SPAK nga kreu i organizatës sepse në atë institucion ka qindra denoncime që janë zhytur, çuar deri në limitet e shuarjes proceduriale. Shpresoj që të bjerë në duar prokurorësh që janë jashtë kontrollit të kreut të organizatës.
Besoj se në raport me KAYO dhe jo vetëm, apo në raport me Advanced Arms Technology që është një nga kompanitë e tjera që shteti është përdorur në mënyrë kriminale me 20% dhe që financon me parapagime jo transparente dhe pa tender miliona euro. Deri më sot, vetëm midis dy ministrive, të Brendshme dhe te mbrojtjes janë dhënë gati 31 milionë euro pa tender në mënyrë aspak transparente. Se çfarë do të dalë shpresoj që prokurorët të ndershëm të SPAK të marrin në dorë edhe fjalimin e ministrit të mbrojtjes që me njohuritë e mia juridike kam hyrë në thellësi dhe ajo që Ermali ka thënë në parlament është rrëfim penal sepse ka thënë ne prodhojmë.
Kush ne? Qeveria apo instrumentet kriminale si Timac apo Advance. Kush e bën prodhimin e armëve, në çfarë fabrike, çfarë armësh dhe patentash janë. Ku janë dërguar, kush i ka dërguar. A kanë stemën e republikës së Shqipërisë apo janë deale jashtë syve të NATO-s. Në audiopërgjigjem flitet për trafik armësh nga vendet e embarguara, nga KE dhe jo vetëm. Flasim këtu për paketim. U paketokan në Shqipëri dhe përfitokan patentën shqiptare? Këto janë shpikje. Qindra e qindra milionë euro.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128