Gazeta franceze ‘LE FIGARO’: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, shpërthejnë përleshjet në Tiranë
Të martën në mbrëmje shpërthyen përleshje mes policisë shqiptare dhe protestuesve që protestojnë në Tiranë kundër një projekti turistik të lidhur me familjen Trump dhe që u përpoqën të bllokonin deputetët në parlament.
Të mbledhur përpara disa hyrjeve të Kuvendit, disa qindra protestues u përpoqën të çanin kordonët e vendosur nga policia e ndërhyrjes së shpejtë, në momentin kur deputetët po dilnin, konstatoi një gazetare e AFP-së.
Në një përballje të tensionuar, disa protestues u ndaluan nga forcat e rendit, sipas gazetarëve të AFP-së në vendngjarje. Disa prej tyre hodhën vezë, domate dhe shishe në drejtim të makinave të deputetëve që kalonin përmes një korridori të siguruar nga policët. Policia nuk ka bërë të ditur numrin e personave të ndaluar, por protestuesit që u drejtuan drejt një komisariati policie për të kërkuar «lirimin e qytetarëve» pretendojnë se numri i tyre mund të jetë rreth njëzet.
Bëhet fjalë për ditën e 101-të të protestave që zhvillohen çdo ditë në kryeqytetin shqiptar, për të protestuar kundër një projekti gjigant turistik në bregdet, të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump, dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kundërshtimi nisi në fund të majit, pas fillimit të punimeve përgatitore në një zonë natyrore të mbrojtur në rajonin e Zvërnecit (jugperëndim). Kjo lëvizje proteste është shndërruar në një pikë ku janë përqendruar shqetësimet lidhur me korrupsionin e dyshuar dhe mungesën e transparencës së qeverisë.
Protestuesit, të cilët mbanin flamuj shqiptarë dhe flamingo prej kartoni, zog që është shndërruar në simbol të lëvizjes së tyre, kërkuan përsëri të martën në mbrëmje anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, për të cilin ata pretendojnë se është miratuar në favor të investitorit.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128