Serbisë do i kushtojë “Mladiç”/ Rishikohen negociatat me BE, Brukseli paralajmëron Beogradin pas nderimeve për kriminelin

Komisioni Europian paralajmëroi hapur Serbinë se zhvillimet e fundit politike në vend do të merren parasysh kur të shqyrtohet mundësia e vazhdimit të negociatave për anëtarësimin e saj në bllokun europian.
Paralajmërimi vjen pas vendimit të autoriteteve serbe për t`i rezervuar një funeral me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladicit, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin u shpreh “Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që kemi parë”.
Për vite me radhë, Komisioni Europian ka mbështetur avancimin e negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Serbisë, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3, për të cilin Beogradi konsiderohet teknikisht i gatshëm. Angazhimi i fundit intensiv për këtë çështje ishte përpara pushimeve verore, kur KE-ja i bëri thirrje shteteve anëtare të arrinin një marrëveshje për hapjen e grupit dhe, në këtë mënyrë, të zhbllokonin procesin e negociatave, i cili ka mbetur praktikisht i bllokuar për afro pesë vjet.
Serbia nuk ka hapur më asnjë kapitull të ri negociatash që nga dhjetori i vitit 2021. Fillimisht, një nga arsyet kryesore për bllokimin e procesit ishte mospërputhja e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së, veçanërisht refuzimi i Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Më vonë, shqetësimet lidhur me sundimin e ligjit dhe reformat demokratike shtuan skepticizmin e disa shteteve anëtare, e tani, situata është komplikuar edhe më tej nga zhvillimet pas vdekjes dhe varrimit të Mlladicit.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128