Punonjësit ranë në kontakt me energjinë elektrike teksa punonin, arrestohen dy drejtorët e Bashkisë Tropojë

Policia ka ndaluar dy persona në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tropojë, ku katër punonjës të bashkisë ranë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punon. Për pasojë, njëri humbi jetën, ndërsa tre të tjerët shpëtuan por mbetën të plagosur.
Policia bën me dije se është ndaluar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë Ndriçim Gjocaj, 36-vjeç, Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit; dhe Gëzim Hasanpapaj, 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 4 punonjësit e Sektorit të Shërbimeve në Bashki po mbanin një shtyllë për ndriçim për ta vendosur në bazament, kur kanë humbur ekuilibrin dhe për pasojë shtylla ka prekur telat e korrentit.
Njoftimi i policise:
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e djeshme, në rrugën e Dobravës, ku humbi jetën një punonjës i Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë, dhe u dëmtuan 3 të tjerë.
Ndalohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Drejtori i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit dhe drejtuesi teknik i punimeve.
Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e ndodhur më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-N. Gj., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe G. H., 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë, të cilët po mbanin një shtyllë për ndriçim, për ta vendosur në bazament, kanë humbur ekuilibrin dhe për pasojë shtylla ka prekur telat dhe e ka përcjellë rrymën te 4 shtetasit. Nga kjo ngjarje, humbi jetën shtetasi M. S. dhe u dëmtuan shtetasit A. D., I. D. dhe A. A., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128