Vodhën proshutën, parfumet dhe makinat e rrojes, ‘skifterët’ shqiptarë dalin në gjyq në Spanjë

Prokuroria spanjolle kërkon 5 vite burg për secilin nga tre të akuzuarit shqiptarë, të cilëve u atribuohet vjedhja e bizhuterive, parfumeve dhe parave
Nga Ana J. Pastor, ATLANTICO
Gjashtë vjet pas ngjarjeve, personat e dyshuar si përgjegjës do të dalin në gjyq. Bëhet fjalë për dy grabitje në banesa në Redondela të Spanjës, të ndodhura brenda më pak se 24 orësh, vetëm një muaj para pandemisë, dhe sot të akuzuarit, tre shtetas shqiptarë, do të paraqiten para Gjykatës Penale nr. 1 të Vigos.
Prokuroria kërkon gjithsej pesë vite burg për secilin prej grabitësve, të cilët vepruan në grup, dënim që do t’u zëvendësohet me dëbimin nga vendi për një periudhë dhjetëvjeçare.
Sipas aktakuzës, vjedhja e parë ndodhi në mbrëmjen e 7 shkurtit 2020. Pasi thyen dritaren e dhomës së gjumit të njërës prej banesave, ata hynë brenda dhe morën bizhuteri, një shishe parfumi Valentino, dy ora të markave të njohura, një makinë rroje dhe 1.310 euro në para të gatshme. Njëra prej orëve dhe parfumi u gjetën dhe u rikuperuan.
Disa orë më vonë, para orës 8:30 të mëngjesit të ditës së nesërme, gjithashtu në Redondela, prokurori pretendon se i njëjti grup hyri përsëri në një tjetër banesë, duke përdorur të njëjtën mënyrë veprimi, përmes dritares, duke vjedhur nga brenda bizhuteri, një orë, pesë parfume, një proshutë Jabugo, tre shishe pije alkoolike dhe 500 euro.
Në këtë rast, të dëmtuarit arritën të rikuperonin vetëm tre unaza dhe një parfum të markës Valentino.
Për prokurorinë, ngjarjet që u atribuohen këtyre tre burrave, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, pa precedentë penalë dhe me qëndrim të parregullt, përbëjnë një vepër penale të vazhdueshme të vjedhjes me forcë në banesë të banuar.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128