Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, administrata vijon protestën për pagat
9 September 2026, 10:49 / AKTUALITET

Administrata gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka vijuar edhe këtë të mërkurë bojkotin e punës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.
Sekretarë gjyqësorë dhe sanitare kanë ndërprerë shërbimet prej orës 08:00, duke mos qëndruar në detyrë për regjistrimin dhe mbajtjen e seancave gjyqësore.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, dyert e administratës gjyqësore vijojnë të jenë të mbyllura për shërbimet, ndërsa punonjësit kërkojnë zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me pagat e muajit gusht.
Pas një dite më parë, kur administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Gjykatës së Apelit ndërpreu për disa orë punën, protesta ka hyrë tashmë në ditën e dytë.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128