Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, LDK e PDK marrin pjesë, AAK bojkoton

Sot, në orën 11:00, pritet të zhvillohet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një muaj pas ndërprerjes në mes të tensioneve pasi kreu i LVV, Albin Kurti kërkoi kohë për një marrëveshje për Presidentin.
Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.
PDK dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, ndonëse afati kushtetues për konstituim ka skaduar prej më shumë se 30 ditësh. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se do të bojkotojë me arsyetimin se “nuk duan të legjitimojnë shkeljen e Kushtetutës”.
Vazhdimi i seancës vjen pas një bllokade politike dhe tejkalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati prej 30 ditësh përfundoi më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit u mbajt një ditë më vonë. Prej atëherë, Kuvendi nuk është mbledhur për ta përfunduar procesin e konstituimit.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128