Gola dhe gafa, Mou kapet pas rezultatit, Chivu: Më jep besim, treguam karakter

Gola dhe gafa, në fund, Real Madrid feston pas suksesin 2-1 përballë Inter. Kjo ishte një sfidë speciale për Jose Mourinho-n, me teknikun portugez që sfidonte ish ekipin e tij, por në konferencë për shtyp, “Speciali” kapet vetëm pas pikëve të plotë, për të ishte e rëndësishme të niste Champions League me një fitore:
“Më pëlqeu rezultati, 3 pikë kundër një ekipi shumë të fortë. Mendoj se ishte një ndeshje spektakolare, një ndeshje që e kanë shijuar tifozët në stadium dhe shtëpi, por jo unë dhe Chivu. Mund të ishte 5-0 për ne, 5-5 apo 6-5. Ata u treguan të zotë, me një mesfushë të mirë duke u mbrojtur poshtë. Mbappe? Ai ka punuar shumë, realizoi një gol shumë të rëndësishëm për ne. Nuk më shqetëson aspak Mbappe, me siguri do të jetë golashënuesi më i mirë në Champions”, u shpreh Mourinho.
Pavarësisht se ekipi i tij u ndëshkua nga dy gafa, Chivu nuk u shfaq i shqetësuar në konferencë për shtyp: “Nuk jam i mërzitur me askënd, jam i lumtur për karakterin dhe kurajon që tregoi ekipi im, një skuadër me personalitet. Gabimet janë pjesë e futbollit, mua më intereson reagimi, si sillemi në fushë dhe fakti që besuam deri në fund. Mendoj se kemi bërë një paraqitje të mirë, u përpoqëm të dominonim brenda në ‘Bernabeu’. Kjo ndeshje më bën të ndihem i lumtur dhe të kem besim për të ardhmen”, u shpreh Chivu.
Në Spanjë mediat festojnë, por jo plotësisht, ashtu si Mourinho kapen pas rezultatit: “Prove e kaluar”, shkruan Marca. “Fitore e çmendur”, ishte titulli kryesor i AS. Në Itali, tabloja është ndryshe: “Fitore e alla Mourinho. Inter gabon dhe shpërdoron”, shkruan Corriere dello Sport. “Dhurata nga Inter”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128