BILD i bën thirrje Kloppit: Ktheje fokusin te Diant Ramaj

8 September 2026, 23:54 / SPORT ALFA PRESS

BILD i bën thirrje Kloppit: Ktheje fokusin te Diant Ramaj

“BILD” i ka kushtuar vëmendje paraqitjeve të portierit Diant Ramaj, duke i dërguar një mesazh përzgjedhësit të Gjermanisë, Jurgen Klopp, që ta marrë në konsideratë përfaqësuesin e Borussia Dortmundit.

Ramaj, i huazuar te Copenhagen, ka bërë një nisje të shkëlqyer në Danimarkë, me katër ndeshje dhe katër fitore, ndërsa në dy prej tyre ka mbajtur portën e paprekur. Në total, ai ka pranuar vetëm dy gola, njëri prej tyre nga penalltia.

“BILD” thekson se Ramaj ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2029, ndërsa Gregor Kobel mbetet portieri i padiskutueshëm i klubit gjerman.

Portieri 23-vjeçar mund të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, por dëshira e tij është të luajë për Gjermaninë nëse i jepet mundësia.

Mediumi gjerman e sheh Ramajn si një alternativë për portën e Gjermanisë, pas emrave si Marc-André ter Stegen, Oliver Baumann, Alexander Nübel, Noah Atubolu dhe Jonas Urbig.

Po ndodh...