Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Real Madridi e ka nisur me fitore aventurën e re në Champions League.
“Los Blancos” triumfuan 2-1 ndaj Interit në një përballje spektakolare në “Santiago Bernabéu”.
Madrilenët e zhbllokuan shumë shpejt sfidën, në minutën e 14-të.
Kylian Mbappé përfitoi nga një asist i Brahim Diaz dhe me një goditje të parë mposhti portierin Josep Martinez.
Interi reagoi dhe pati disa mundësi të mira për të barazuar rezultatin.
Por ishte Real Madridi që gjeti sërish rrjetën në minutën e 23-të.
Federico Valverde përfitoi nga një gabim i madh i portierit të Interit dhe shënoi për 2-0.
Zikaltrit nuk u dorëzuan dhe vazhduan të kërkonin golin.
Thibaut Courtois u shndërrua në protagonist për madrilenët me disa pritje vendimtare.
Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe më në fund gjeti golin e ngushtimit të diferencës.
Në minutën e 77-të, Carlos Augusto realizoi me një goditje të parë brenda zonës.
Në fund, Interi provoi gjithçka për të barazuar, por Courtois bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Mkhitaryan.
Real Madridi rezistoi deri në fund dhe siguroi tri pikët e para në këtë edicion të Champions League.
Një nisje me spektakël në “Bernabéu”, ku Mbappé dhe Valverde i dhanë fitoren skuadrës së Murinjos!
??? Real Madrid 1-0 Inter
— Footy Xtra HQ (@footyxtraHQ) September 8, 2026
⚽️ Kylian Mbappe. pic.twitter.com/6SyQ8fIldn
The best goal of Fede Valverde’s career. ?
— TC (@totalcristiano) September 8, 2026
pic.twitter.com/GWWYAKghIx https://t.co/0pgQSojmA2
Carlos Augusto GOAL to reduce the deficit! Assist by Lautaro! ??⚽️⚫️? pic.twitter.com/tHsHKSZMfP
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 8, 2026
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128