Kaos në rrugën “George W Bush”! Efektivët kërkojnë “zhbllokimin” e aksit, qytetarët "zënë rrënjë", vijojnë shoqërimet

8 September 2026, 19:22 / POLITIKË ALFA PRESS
Kaos në rrugën “George W Bush”! Efektivët

Situata në rrugën ‘'George W Bush” vijon të jetë e tensionuar pasi qytetarët kanë refuzuar të zhbllokojnë rrugën duke vijuar kështu përplasjet me efektivët. Ndërsa bëhet me dije se kanë vijuar shoqërimet e qytetarëve, të cilët priten të dërgohen te Komisariati numër 1, aty ku u dërguan dhe 5 protestues që u vunë në pranga pasditen e sotme pas përplasjeve me efektivët e FNSH-së dhe "Shqiponjat" të cilët ndodhen në terren. 

‘’Kriminela, turp, turp! Vdekje tradhtarëve! Shqipëria e Shqiptarëve!” dëgjohen duke thënë njëzëri qytetarët e pranishëm në protestë.

Saktësisht akoma nuk dihet numri i saktë i protestuesve të shoqëruar. Ndërkohë, blutë kanë bërë thirrje që të lirohet rruga në fjalë, pasi është paralizuar dhe qarkullimi i makinave nëpër kryeqytet. Madje një nga urbanët u rrethua para pak minutash nga qytetarët, të cilët nuk iu bindën policisë për të liruar rrugën, siç mund ta shikoni dhe në foton e mësipërme. 

Në momentin kur ka mbaruar seanca e sotme plenare qytetarët u zhvendosen nga Kuvendi në drejtim të kësaj rruge, nga e cila kanë tentuar të largohen disa prej deputetëve. Madje nga ana e protestuesve pati dhe shënjestrime të makinave të deputetëve, në mesin e të cilave u raportua se u qëllua me vezë e domate makina e deputetes Ilva Gjuzi. Ndërsa bëhet me dije se deputetët deri në orën 19:00 kanë arritur të largohen të gjithë nga Kuvendi.  

Po ndodh...