VIDEO/ “Nuk të vjen turp?”, protestuesit ndjekin deputeten e PS-së teksa hyn në Parlament: Nuk i përfaqëson gratë
8 September 2026, 17:15 / POLITIKË
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me protestuesit teksa po kalonte përmes një qendre tregtare, në drejtim të Parlamentit.
Ndërsa protestuesit kishin nisur të grumbullohen, disa prej tyre e kanë ndjekur deputeten brenda ambienteve të qendrës tregtare.
Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë, i kanë drejtuar Luarasit akuza dhe thirrje, duke e cilësuar “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”.
“Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!”, i është drejtuar Lleshi deputetes.
Ngjarja ka ndodhur teksa protestuesit janë mbledhur pranë zonës së Parlamentit, në kuadër të protestës së parashikuar për t’u zhvilluar këtë pasdite.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Nga Përparim Gjeka
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Nga Azgan Haklaj
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
