Takime me Baba Mondin, Nokën, Bardhin dhe Tabakun/ Gazetari Basir Çollaku: Ambasadori i Trump, Zampolli, ka ardhur si lobist i narkoRamës!
Ambadadori i posaçëm i presidentit Trump për Prtnership Global, Paolo Zampolli, ka qenë këtë të martë në Tiranë. Takimet ai i ka nisur me kreun e bektashinjve Baba Mondin pas të cilit ka shfaqur përkrahje për "Shtetin Bektashi" të iniciuar nga Edi Rama, por ka theksuar se këtë e vendos populli shqiptarë.
Më pas ai ka bërë një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë ku përveç socialistëve ka takuar edhe deputetë të PD; Flamur Nokën, Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabaku. Një takim të ngjashëm Zampolli i cili nga mediet e mëdha botërore del i përfshirë në skandale të shumta, plus në "Dosjen Epstein", ka kryer një takim edhe me deputetë të PS.
Arsyeja zyrtare e kësaj vizite është deklaruar ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore në vendin tonë, por sipas gazetarit Basir Çollaku ai ka ardhur si lobist i narkoRamës në një situatë të vështirë për kryeministrin
Postimi i plotë i Basir Çollakut
Bektashinjtë shqiptarë se duan shtetin antikombëtar 11 hekatarë të Ramës.
Ambasador Zampolli, Ambasador për Partnership Global dhe lobist i narkoRamës vjen sigurisht si lobues. Siç solli Rama me lobim, vajzën e presidentit Trump në Zvërnec, ditën kur nuk i dhanë biletë për në Davos. Pastaj çështja u bë dosje e SPAK.
Shteti Bektashi është një dëm me kosto të lartë për vendin. Themeluar në Turqi, me një histori mbi 700 vjeçare. Me trashëgimi pjesë e inventarit botëror të UNESCO. Prodhimi kësaj historie në Tiranë, është pazar i Edi Ramës. Me një Vardar antishqiptar pjesë e kësaj përralle. Këto nuk janë marrëdhinie shtetesh, por private individësh
Sepse Rama ka halle pafund. Kërkon rrëmujë.
Jo vetëm kaq
Të tjerë izraelitë si Roni dhe Sinani janë përfshirë në afera të mëdha dhurata të Ramës
Asnjëri nuk ka hallin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Janë duke marrë qindra milionë euro nga paratë publike
Jemi bërë klering për xhepat e KM dhe të korruptuarve miq të tij të huaj dhe vendas.
Rezikojmë të jemi një "Palestinë" në Ballkan me fate asgjësuese për kombin.
Njëherësh vizita në USA e kreut të opozitës në Dallas ku eshtë konventa republikane me pjesëmarrjen e Trump është vilanosje për Ramën.
Izraeliti në hetim në SHBA dhe jo vetëm, Ron Yaffet është ai që Rama donte ti jepte borxhin publik. Që i jep miliona dollarë nga ushtria, për lyerje makinash duke mashtruar se janë prodhime vendi. Ne nuk prodhojmë më as domate e tranguj. Nenprodhojmë eksport, eksod njerëzor dhe drogë. Kaq.
Sinani, hebreu tjetër lobist i Ramës, pret ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Një ministre iku se nuk nënshkroi këtë dallavere ekstreme korruptive. Disa të tjerë biznese interesa izraelite dhe të Ramës për lobingje, kanë plane për bujqësinë mijëra hektarë tokë sigurisht 1 euro.
Në përgjimet e sotme do dalë prapë Rama lakuriq duke shitur Shqipërinë si banane.
Ndaj i duhet rrëmujë
PD nëpërmjet kryetarit të saj Berisha eshtë shprehur kundër shtetit Bektashi. Shqipëria nuk mund të hyjë në xhepat e të pandehurit KM./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128