Policia kthen Kuvendin në “shtet rrethim”/ Jashtë sallës së godinës së seancave plenare oshëtijnë thirrjet: Ju erdhi fundi! Shoqërohen dy protestues

8 September 2026, 17:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Policia kthen Kuvendin në “shtet rrethim”/ Jashtë

Situatë kaotike është krijuar këtë të martë para godinës së Kuvendit, ku vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike.

Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e Parlamentit, duke vendosur një prani të shtuar të efektivëve pranë godinës ku po zhvillohet seanca plenare. Masat e marra kanë kufizuar edhe lëvizjen e protestuesve në zonën përreth.

Jashtë sallës ku zhvillohet seanca, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë. “Ju erdhi fundi!” është një prej sloganeve që është dëgjuar gjatë tubimit.

 

Gjatë protestës janë shoqëruar edhe dy protestues nga policia. Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe arsyet e shoqërimit të tyre.

Protesta zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa brenda Kuvendit vijon seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.

Qytetarët kanë përsëritur kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa situata para Parlamentit vijon të monitorohet nga forcat e policisë.

 

Po ndodh...