Një ditë pas propozimit, Kushtrimi shkon dhe i kërkon dorën Aurorës në ditën e lindjes së saj

Vetëm një ditë pas propozimit romantik në mes të emisionit, Kushtrimi ka bërë hapin e radhës për t’i kërkuar dorën Aurorës, duke e bërë edhe më të veçantë këtë moment. Sipas traditës, Kushtrimi ka shkuar në shtëpinë e Aurorës për t’i kërkuar dorën familjes së saj.
Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë gjest është se ai ka zgjedhur pikërisht ditën e ditëlindjes së Aurorës për ta bërë këtë. Aurora feston sot 23-vjetorin dhe duket se Kushtrimi ka vendosur t’ia kthejë këtë ditëlindje në një kujtim që do ta mbajë mend gjithmonë.
Lajmin për kërkimin e dorës e ka bërë të ditur vetë Aurora, e cila ka publikuar pamje nga takimi i familjarëve dhe e ka shoqëruar postimin me një përshkrim të shkurtër: “Siç e do tradita”, krahas datës 08.09.2026.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi Kushtrimi e surprizoi Aurorën gjatë një emisionin në Klan Kosova. Teksa Aurora po prezantonte parashikimin e motit, Kushtrimi u shfaq në studio me unazë dhe i propozoi për martesë.

Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128