Kuvendi nën “blindë”, policia merr në kontroll zonën para protestës
8 September 2026, 15:47 / POLITIKË
Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar për sot para Kuvendit, zona përreth Parlamentit është blinduar nga forca të shumta policie.
Protesta është thirrur në orën 17:00, në të njëjtën kohë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit dhe kanë deklaruar se do të jenë para Kuvendit për të pritur deputetët. Në thirrjet e bëra gjatë ditëve të fundit, ata kanë paralajmëruar përdorimin e vezëve, domateve dhe miellit, ndërsa kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe gjatë seancave të ardhshme plenare.

Tubimi i sotëm vjen pas një serie protestash të zhvilluara prej disa muajsh kundër qeverisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
