“I njoh edhe kush janë dhe ku jetojnë”, dëshmia tronditëse e ish-fituesit të “Big Brother VIP Albania”: Jam abuzuar seksualisht që në moshën 5 vjeçare
Qetsor Ferunaj, ish-fituesi i “Big Brother Vip Albania”, i ka tronditur të gjithë me deklaratën e tij. I ftuar në ABC News Albania, Qetsori ka zbuluar për herë të parë se është abuzuar seksualisht për vite me radhë që nga mosha 5-vjeçare.
Ai tha se është shëruar nga traumat që i kanë abuzimi i bërë që kur ishte fëmijë në Dukat të Vlorës.
“Eksperimenti social që u bë tek ne pas viti 45’, ishte mekanizëm i sofistikuar. Janë bërë abuzime mbi mua. Në fillim mendoja që mund të jenë gjëra të zakonshme. Po flas për abuzim të rëndë me duar, abuzim kundër njerëzimit. Abuzimi me mua und të ketë filluar rreth moshës 5-vjeç. Unë e kam kaluar dhe shëruar momentit”, tha ai.
Ndërsa më tej ai tha se i njeh abuzuesit e tij me emra dhe e di edhe ku jetojnë. Ai tha se është në priteje të dokumentacioneve, në mënyrë që ta bëjë publik rastin e tij.
“Tani unë jam në priteje të dokumentacioneve. këta emra që kanë abuzuar me mua, që unë padyshim që i njoh. I di me emra, me fytyra, e di kush janë dhe një pjesë e tyre janë gjallë. Abuzuesi nuk vdes kollaj, po nuk pati ndonjë ndërhyrje madhore nuk ikën nga kjo dynja”, tha ish-fituesi i “Big Brother VIP’.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128