“Pasqyra Albania”, ose “magjia” e Ramës për të shitur të vërtetën që po e fundos!

4 September 2026, 17:04 / EDITORIAL NGA INDRIT GJYZELI
“Pasqyra Albania”, ose “magjia” e Ramës për

Nga Indrit Gjyzeli

Në përrallën e famshme të Borëbardhës, shtriga ka një pasqyrë përmes së cilës kontrollon që askush të mos jetë më e bukur se ajo në atë perandori. Natyrisht, shtriga ka fronin dhe gjithçka e bën përmes dhunës dhe magjisë.

Rama, fiks si në rolin e shtrigës, i trembur nga forca e qytetarëve në rrugë, i gjendur përballë pasqyrës së të vërtetave edhe nga shumë nga ata që e kishin votuar, nxitoi të shpikë një pasqyrë të re, ku fton qytetarët të shihen tek ai dhe vartësit e tij çdo të premte, fiks në 17:00! Këtë hap Rama e bëri sikur qeveria t'i ketë bërë grusht shteti, ta ketë nxjerrë në rrugë, dhe ai kërkon të rikthehet në fron e të ndëshkojë tradhtarët e partisë së tij, që e kanë ndëshkuar se ai u ka nxjerrë në shesh të palarat, vjedhjet.

Në çdo vend të botës, kryeministri përdor mekanizmat ligjorë për të matur legjimitetin politik, përdor zyrën antikorrupsion, zbaton gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e sidomos nuk përdor votat e Kuvendit për të mbrojtur ish-vartësit e tij duke poshtëruar sistemin e drejtësisë, e bashkë me të dhe këdo në ekipin e tij, që ka besuar se duhet të drejtojë bazuar në ligje.

Por a ka kuptim t'i dëgjosh qytetarët çdo të premte për ankesat e tyre, nëse ke një drejtuese të rëndësishme që ka disa dosje ku akuzohet për korrupsion, shkelje barazie në tendera, fshehje pasurie?!

A duhet të dëgjojnë nëse kanë parë se si ja ke dorëzuar shtetin, institucionet e të dhënave të qytetarëve, një njeriu si Agasi që përdor shtetin për interesin e tij personal, për të grabitur?!

Pasqyra e re e Ramës është orvatja më e fundit që t'i bëjë qytetarët që të dëgjohen e të kërkojnë zgjidhje tek po ata zyrtarë apo deputetë që i kanë tallur, që i kanë marrë paratë, që i kanë poshtëruar.

Pra, qartësisht Rama kërkon të kontrollojë zemërimin e qytetarëve, duke u treguar se në këtë perandori ai vijon të jetë "më i bukuri", pra, më i drejti, që vijon ende të mendojë për shtetin, por që vartësit na e paskëshin tradhtuar.

Ky besim, se edhe këtë herë qytetarët do i besojnë pasqyrës së tij i vjen ndoshta edhe prej faktit se ka një kundërshtar politik që as pasqyrë si të Ramës nuk do të përdorë në rrugën e tij politike, pasi as që e vë në diskutim se është "më i bukuri i opozitës".

Përballë tentativës së Ramës për të ndërtuar një përrallë të re dëgjesash po me të njëjtët persona që kanë 13 vite që nuk dëgjojnë, është me rëndësi të mbrohet zëri qytetar i protestës që prej tri muajsh i ka treguar çdo qytetari shqiptar se jeta me gjysmë të vërteta apo me mungesën e theksuar të llogarisë është vijimi i së keqes./Alfapress.al

Po ndodh...

ide