Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG
Takimi mes Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, i vlefshëm për javën e tetë të Ligue 1, nuk do të luhet sipas kalendarit fillestar. Autoritetet kanë vendosur që përballja të zhvillohet të hënën, më 26 tetor, një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar fillimisht.
Shtyrja erdhi pas një kërkese nga Prefektura e Policisë së Parisit, e cila ngriti shqetësime për organizimin dhe sigurinë në kryeqytet, për shkak të protestave të paralajmëruara. Vendimi u koordinua me organizatorët e kampionatit francez dhe u miratua gjithashtu nga transmetuesi zyrtar i ndeshjeve.
Me këtë ndryshim në kalendar, sfida mes PSG-së dhe Lyonit do të përkojë me ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, duke bërë që dy ngjarje të rëndësishme të futbollit të zhvillohen në të njëjtën ditë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
