Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami
Një alarm për cunami është lëshuar në Itali pasi një seri dridhjesh që goditën brigjet e Mesdheut.
Të premten në mesditë u regjistruan 12 pasgoditje me magnitudë deri në 5.0 pranë Siçilisë, duke shkaktuar evakuimin paraprak të disa shkollave në Palermo dhe Mesinё.
Një alarm për cunami u lëshua për banorët që të ishin vigjilentë dhe të tregonin kujdes rreth zonave bregdetare, ndërsa nxënësit lanë mësimet dhe zyrat publike u braktisën, sipas mediave lokale.
Një gjykatë u evakuua deri në Trapani, në bregun perëndimor, ndërsa studentët dhe punonjësit e bashkisë lanë ndërtesat në Lipari, një ishull midis Siçilisë dhe Italisë kontinentale.
Epiqendra ishte më pak se 60 milje nga Palermo, në vijën bregdetare veriore, e cila ka një popullsi prej 648,260 banorësh si kryeqytet i ishullit.
Vendasit raportuan se ndjenin dridhje në Palermo, Patti, Licata, Capo dʿOrlando dhe Campofelice di Roccella. Licata është 180 km nga epiqendra.
Zyrtarët thanë se 11 dridhjet e tjera u regjistruan të gjitha me magnitudë mbi 3.0 ballë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi një tërmet me magnitudë 5.7 ballë në një thellësi prej 10 km në veri të ishullit, që ndodhi në orën 10:19 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla, tha se autoritetet po e monitoronin nga afër situatën në zhvillim e sipër.
Ai u bëri thirrje banorëve dhe njerëzve pranë bregdetit të qëndrojnë larg detit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përkatëse.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
