Me ndërmjetësimin e Melania Trump, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim në Alyoshki

Moska dhe Kievi kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetin Alyoshki, në vijën e frontit në rajonin rus të Hersonit, për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve. Marrëveshja u arrit pas ndërmjetësimit të koordinuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, konfirmoi Kremlini.
I ndodhur pranë vijës së frontit në rajonin e Hersonit, i cili votoi për t’iu bashkuar Rusisë në një referendum të vitit 2022, Alyoshki ka mbetur kryesisht i izoluar nga furnizimet jetike dhe shërbimet bazë prej disa muajsh, për shkak të rrethimit ukrainas. Sulmet me dronë dhe minat e vendosura në distancë kanë penguar dërgimin e ndihmave dhe përpjekjet për evakuim, duke lënë të bllokuar në qytet rreth 1,500 deri në 2,000 civilë, shumë prej të cilëve të moshuar.
Melania Trump, e cila më herët kishte shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet humanitare në Alyoshki , e përshkroi situatën si “të rëndë”, duke e cilësuar qytetin si një “qytet lufte në vijën e frontit, në prag të katastrofës”.
“Popullsia e mbetur përbëhet kryesisht nga banorë të moshuar, të cilët kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, ilaçe, ushqime dhe ujë të pastër”, tha ajo.
Sipas zonjës së parë amerikane, përfaqësues civilë nga Rusia dhe Ukraina do të vlerësojnë nevojat e banorëve dhe do të ndihmojnë në organizimin e evakuimeve drejt njërit prej dy vendeve, në varësi të dëshirës së vetë banorëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
