100 ditë në heshtje, Begaj flet për herë të parë për protestën: Pjesë e demokracisë, të dëgjohen

8 September 2026, 16:04 / POLITIKË ALFA PRESS
100 ditë në heshtje, Begaj flet për herë të parë

Në nisje të këtij sesioni parlamentar, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ka përcjellë deputetëve një mesazh ku vë theksin te rëndësia e protestës paqësore dhe e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Begaj deklaron se protesta është pjesë e natyrshme e jetës demokratike dhe se zëri i qytetarëve duhet të gjejë hapësirë në debatin publik.

Një qëndrim që vjen sot, pas 100 ditësh protestë, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe kreu i shtetit ka zgjedhur heshtjen përballë qytetarëve që kanë protestuar.

Presidenti thekson se jo çdo kërkesë mund të marrë të njëjtën përgjigje, por se institucionet duhet të dëgjojnë qytetarët dhe të krijojnë hapësirë për dialog.

Në mesazhin e tij, Begaj flet gjithashtu për rëndësinë e institucioneve, reformën në drejtësi dhe nevojën që Shqipëria të ecë përpara përtej ndarjeve politike të ditës.

Por ironia e këtij mesazhi është e vështirë të mos vihet re: Presidenti sot mbron të drejtën për të protestuar, ndërsa për 100 ditë protestë nuk pati një fjalë publike prej tij.

 

Po ndodh...