‘’Parlament i krimit!’’/ Deputetët lënë Parlamentin njëri pas tjetrit, qytetarët i presin në kor: Shqipëria e shqiptarëve, Edi Rama dil në bulevard

8 September 2026, 18:18 / POLITIKË ALFA PRESS
‘’Parlament i krimit!’’/ Deputetët lënë

Është mbyllur pas gati një ore seanca e sotme plenare, e para e këtij sezoni politik dhe deputetët kanë lënë ambientet e Parlamentit njëri pas tjetrit, ndërsa qytetarët janë dëgjuar duke thënë njëzëri para institucionit: Atdheu është i ynë! Shqipëria e shqiptarëve.

''Edi Rama dil në Bulevard! Atdheu është i yni, jo biznes privat!’’ dëgjohen qytetarët njëzëri.

Bëhet me dije se pasditen e sotme ka pasur tensione mes efektivëve dhe protestuesit të cilët thuhet se janë shoqëruar disa prej tyre. Në momentin kur protestuesit kanë mësuar se janë arrestuar disa prej tyre, ata janë revoltuar duke goditur me vezë efektivët. 

Po ndodh...