“Mendova më të keqen”/ Ish-banori i BBV rrëfen betejën 7-vjeçare me sëmundjen

8 September 2026, 23:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Mendova më të keqen”/ Ish-banori i BBV rrëfen

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Granit Cana, ka rrëfyer për herë të parë në detaje një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke treguar se prej gati shtatë vitesh përballet me një gjendje shëndetësore ende të padiagnostikuar.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Cana tha se gjithçka nisi me episode të shikimit të turbullt, ndërsa më vonë pati probleme me të folurin dhe fokusimin. Edhe gjatë qëndrimit në BBV, banorët kishin vënë re ndryshime te sytë e tij.

Ai tregoi se ka kryer kontrolle të shumta, përfshirë skanerë, analiza gjaku dhe vizita te neurologët. Një mjek kishte dyshuar edhe për tumor në sinus, por ekzaminimi rezultoi në rregull.

Krahas problemeve shëndetësore, Cana tha se ka kaluar edhe rreth dy vite në depresion. Ai rrëfeu se ka pasur momente shumë të vështira, kur është izoluar në dhomë dhe ka menduar edhe për vetëvrasjen.

“Kam pasur momente që mendoja më të keqen, të bëja diçka që nuk duhej bërë. Kam menduar pastaj për familjen”, rrëfeu Cana.

Ish-banori i BBV tha se besimi dhe mbështetja e familjes e kanë ndihmuar të përballojë këto momente, ndërsa vijon të kërkojë një përgjigje përfundimtare për problemet e tij shëndetësore.

Po ndodh...