Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët
8 September 2026, 23:42 / AKTUALITET
Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës.
Të plagosur kanë mbetur Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç. Policia bën me dije se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128