Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë
Është mbyllur protesta e 101-të kundër qeverisë, e cila ka qenë një maratonë e vërtetë.
Protesta u mbyll tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit. U bë thirrje, që ata që kanë mundësi, të mund të shkojnë tek Komisariati numër 6, ku po mbahen disa protestues.
Aktivisti Arben Kola bëri thirrje që dhe nesër mbledhja e qytetarëve të bëhet në sheshin Skënderbej në të njëjtën orë si çdo ditë.
Sot ka qenë një ditë maratonë. Qytetarët protestuan para Kuvendit, ku u përleshën me policinë, pasi gjuajtën me vezë makinat e deputetëve.
Më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë e më tej bllokuan disa rrugë në kryeqytet.
20 protestues janë shoqëruar në komisariate dhe është bërë thirrje për mbështetje ndaj tyre. Disa nga protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë jashtë komisariateve, duke kërkuar lirimin e djemve. Gazetari Shpend Gashi u lirua nga komisarati, si dhe disa protestues të tjerë. Pritet lirimi dhe i aktivistëve të tjerë. Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe keqmenaxhim.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128