Pagat e magjistratëve, nesër zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve

9 September 2026, 10:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi njoftoi thirrjen në 10 shtator, të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Në njoftimin për shtyp të Gjykatës së Lartë bëhet e ditur se mbledhja është thirrur nisur nga situata e krijuar në sistemin gjyqësor, si pasojë e moszbatimit brenda afatit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve dhe e bllokimit, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Kreu i Gjykatës së Lartë vlerëson se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu Sadushi theksoi se “respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim dhe përgjegjësi për çdo institucion shtetëror”.

Pagat e magjistratëve, nesër zhvillohet mbledhja e përgjithshme ePagat e magjistratëve, nesër zhvillohet mbledhja e përgjithshme e

Kreu i Gjykatës së Lartë çmoi po ashtu se serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional të trupës gjyqësore dhe se, për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet me një qëndrim të përbashkët.

Mbledhja sipas tij, ka si qëllim zhvillimin e një diskutimi të hapur ndërmjet gjyqtarëve të të gjitha niveleve për situatën e krijuar, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe përcaktimin e qëndrimit dhe të hapave institucionalë që çmohen të nevojshëm për zgjidhjen e saj.

Po ndodh...