SPAK refuzon takimin me avokatët britanikë të Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kryetarit tëBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zhvillimin e një takimi me të brenda datës 10 shtator.
Sipas kërkesës së avokatëve, takimi me Veliajn konsiderohej i nevojshëm për përgatitjene hapave të mëtejshëm ligjorë lidhur me çështjen e masës së arrestit. Avokatët britanikë synonin të zhvillonin një takim me klientin e tyre përpara përfundimit të procedurave që lidhen me aplikimin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në fokus të kërkesës ishte edhe nënshkrimi i dokumentacionit të nevojshëm për dërgimin e çështjes në Strasburg. Megjithatë, SPAK ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, ndërsa, sipas avokatëve, nuk u është komunikuar një arsye për këtë vendim.
Pavarësisht refuzimit, mbrojtja e Veliajt pritet të vijojë procedurat ligjore për t’iu drejtuarGjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Aplikimi në Strasburg do të realizohet edhe pa u zhvilluar takimi i planifikuar me avokatët britanikë.
Çështja e masës së arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijon të jetë në qendër tëdebatit politik dhe juridik, ndërsa mbrojtja po përdor të gjitha mekanizmat ligjorë nëdispozicion për kundërshtimin e saj.
Refuzimi i takimit nga SPAK ka shtuar pikëpyetjet e mbrojtjes, e cila e konsiderontetakimin të rëndësishëm për koordinimin e hapave proceduralë dhe për përgatitjen edokumentacionit që do t'i paraqitet Strasburgut.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
