Pesë vite nga përplasja me Berishën/ Vendimi i Bashës që tronditi PD-në dhe përballja me liderin që refuzoi të largohej nga skena politike

11 September 2026, 15:45 / POLITIKË ALFA PRESS
Pesë vite nga përplasja me Berishën/ Vendimi i Bashës

Dje, më 10 Shtator janë bërë zyrtarisht pesë vite nga vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga Partia Demokratike, liderin historik Sali Berisha. Atëkohë, kryetar i forcës më të madhe politike opozitare në vend, Basha u detyrua të merret vendimin e përjashtimit për Berishën, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin shpallur "non-grata".

"Kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore të Berishës për transparencë dhe zbardhje të plotë të kësaj ꞔështje në rrugë gjyqësore, ai nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të PD”, njoftoi më 10 Shtator, Lulzim Basha.

Vendimi u përshëndet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi më herët, ambasadorja amerikane Yuri Kim, i kishte kërkuar publikisht në fund të korrikut kryedemokratit, që PD të distancohej nga zoti Berisha para fillimit të Parlamentit të ri.

Atë 10 Shtator, Ambasada Amerikane doli me një mesazh publik në të cilin theksohej se vendimi i marrë nga Lulzim Basha ishte i vështirë dhe meritonte respekt.

"Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri", thuhej në mesazhi e Ambasadës Amerikane.

 

Ajo ngjarje prodhoi shumë pasoja për vetë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, i cili u kundërshtua hapur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Këto kundërshti kulmuan me beteja gjyqësore dhe përplasje të dhunshme në selinë e Partisë Demokratike, derisa ajo u mor nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha me ata pak demokratë që i qëndruan pranë, u zhvendosën në një zyrë të re pranë Kuvendit.

Pas vitesh beteja gjyqësore, Gjykata e Tiranës njohur të drejtën e Sali Berishës për të drejtuar forcën politike më të madhe të opozitës, duke i rikthyer lidershipin dhe elementet dalluese, duke përfshirë flamurin dhe logon.

5 vite nga vendimi për shpalljen "non grata" dhe përjashtimi nga Partia Demokratike, Sali Berisha e pa veten në një tur mes republikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se kishte pranuar një leje të posaçme, por shpallja "non grata" nuk është hequr.  

Po ndodh...

ide