Pengimi i autokolonës me makina shqiptare në Nikshiq/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
11 September 2026, 20:53 / POLITIKË
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë.
Marshimi do të zhvillohet në shenjë proteste ndaj ndalimit të një autokolone me automjete të shqiptarëve të diasporës, të cilët po udhëtonin drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës.
Sipas denoncimeve të bëra më herët, disa prej automjeteve të autokolonës janë bllokuar prej orësh në Nikshiq të Malit të Zi, ndërsa udhëtarët kanë pretenduar se nuk u është dhënë një shpjegim i qartë për ndalimin.
Protestuesit do të kërkojnë reagim lidhur me situatën dhe lejimin e autokolonës shqiptare për të vijuar rrugën drejt Shqipërisë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
