Protesta e 104-të! Aktivistja ironizon deputeten e PS, Iris Luarasin: Faleminderit që nuk na përfaqësoni!
Aktivistja Luçiana Kokaj ka reaguar ashpër nga protesta e 104-të para Kryeministrisë, duke iu drejtuar deputetes Erjola Luarasi me kritika për qëndrimin e saj ndaj grave protestuese.
“Faleminderit, zonja Luarasi, që nuk na përfaqësoni, pasi ne, nënat shqiptare, është turp që të përfaqësohemi nga gra si ju në Kuvend”, tha Kokaj. Ajo ngriti pikëpyetje për qëndrimin e deputetes gjatë arrestimeve të protestuesve.
“Ku ishit kur u arrestuan dhunshëm vajzat në këtë shesh? Që u arrestua Elsa nga policia, meshkuj, vetëm se po protestonte?! Apo Arvina dhe Bora?”, u shpreh aktivistja.
Kokaj përmendi edhe raste të tjera të grave të arrestuara gjatë protestave.
“Ku ishit, zonja Luarasi, kur u arrestua nëna Lena në Rrjoll apo Marjana, një grua shtatëzënë që po mbronte nënën e vet? Nuk folët asnjëherë!”, deklaroi ajo.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128