“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër Kastës, të shtunën edhe diaspora në shesh
Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, u stacionuan para Kryeministrisë dhe më pas vijuan drejt Ambasadës së Malit të Zi, në shenjë proteste për ndalimin e autokolonës me shqiptarë të diasporës në Nikshiq.
Gjatë protestës u dëgjuan një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe kryeministrit, "Rama në burg, Berisha në burg", ndërsa protestuesit kërkuan edhe arrestimin e Ramës dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në përfundim të tubimit, protestuesit e mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vijimin e protestave.
Ndërkohë, vëmendja zhvendoset te dita e shtunë, kur pritet zhvillimi i një tubimi kombëtar, ku pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Nga mikrofoni janë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128