Denoncimet e Ahmetajt/ Rama: Kisha investuar në një maskë karnavalesh
Pas denoncimeve të forta dhe skandaleve që zbuloi ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama tha se kishte “investuar në një maskë karnavalesh”.
“Në rastin që përmendet, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Se nëse pastaj del që burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur, dhe njeriu që ti ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, atëherë është e dhimbshme, por është fakt”, tha Rama.
“Deri tani s’kam parë ndonjë dorë në buxhetin e shtetit të provuar në gjyq me fakte; akuza po, disa elementë shumë të dukshëm abuzimi për mua dhe për ne në dosjen e sjellë nga SPAK-u për inceneratorët, po, por në buxhet të shtetit ende nuk kam parë ndonjë gjë domethënëse.
Po të nisem nga akuzat dhe t’i përdor si argument për të mos e vendosur dikë në detyrë apo ta shkarkoj direkt, duhej të shkarkoja veten time nga mëngjesi deri në darkë, aq shumë sa më akuzojnë mua. Dhe kjo më ka bërë të besoj se edhe të tjerët akuzohen padrejtësisht si unë”, u shpreh ai.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128