“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon hapur si i zgjedh ministrat
Edi Rama ka komentuar për herë të parë mënyrën se si i zgjedh ministrat.
“Unë mendoj se sot, në çdo demokraci, lideri është fytyra identifikuese. Kjo është natyra e politikës. Kur vjen puna te fytyra publike, mbani mend ndonjë ministër të një lideri të madh si Obama apo Macron? Kjo është pjesa që shihet dhe është komplet ndryshe kur vjen puna te kontributet dhe si funksionon shumica”, deklaroi ai.
Sa i përket kritikave për zgjedhjen e ministrave, Rama tha se nëse je anëtar i PS-së dhe i strukturave drejtuese të saj, nuk je i informuar se po zgjidhesh anëtar i qeverisë, pasi, sipas tij, “je pjesë e formacionit”.
Po ashtu, kryeministri theksoi në postimin e tij se është ai “trajneri” që përcakton se kush do të “luajë” ose jo.
“Nëse janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe të udhëheqjes së saj, nuk e dinë. Nëse nuk janë, patjetër që flas paraprakisht, ndërsa nëse janë pjesë e PS-së, janë pjesë e formacionit që e bën trajneri me lojtarët që janë në dispozicion.
Nuk negocion trajneri: do luash ti apo s’do luash ti? Ata janë të gatshëm aty që të marrin detyra dhe, për sa kohë mua më kanë zgjedhur trajner, jam unë që e përcaktoj formacionin dhe s’ma përcakton njeri tjetër”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128