"Tallje, Besë e shkelur", banorët e Përmetit dhe Këlcyrës akuzojnë Mirela Kumbaron: Hera e dytë që nuk vjen në takim, dërgon kryetarët e degëve të PS

12 September 2026, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS
"Tallje, Besë e shkelur", banorët e Përmetit dhe

Banorët e Përmetit dhe Këlcyrës akuzojnë ministren socialiste dhe deputeten e zonës së tyre, Mirela Kumbaro, se nuk ka shkuar as dje në takim me ta. Ndryshe nga porosia e kryeministrit Edi Rama, ajo nuk ka shkuar në zonë as javën e parë dhe as dje.

Të premten e 11 Shtatorit, në të gjithë Shqipërinë për të dytën javë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, çdo deputet socialist duhet të takonte elektoratin si pjesë e nismës më të re "Prania Besnike".

Sipas banorëve të Përmetit, të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim në një llogari të verifikuar në rrjetet sociale ku denoncojnë problemet me të cilat ndeshen përditë, Mirela Kumbaro nuk ka denjuar të shkojë fare në zonë.

"Një tjetër tallje me banorët, një tjetër Besë e shkelur", e cilësojnë ata vendimin e ministres socialiste dhe njëherësh deputete e zonës së tyre, që për të dytën javë me radhë nuk merr pjesë në takim.

"Deputetja e zonës nuk u paraqit fare as në takimin e dytë të detyruar qoftë në Përmet apo edhe në Këlcyrë. Në vend të saj u shfaqën vetëm kryetarët degëve lokale të PS-së...", vijon më tej denoncimi i tyre.

Kryeministri Edi Rama u ka vendosur një kusht të prerë deputetëve dhe drejtuesve të Partisë Socialiste, duke u kërkuar prani javore dhe direkte në terren me qytetarët, larg mbledhjeve rutinë dhe kamerave televizive.

“Çdo të premte në orën 5, deri sa unë të jem kryetar i PS, do të keni praninë besnike. Të gjithë, në territor, pranë njerëzve. Jo për mbledhje, ku vijnë njerëzit, flasin dhe fillojmë flasim. Prania besnike është dëgjim me radhë, ballë për ballë, tek për tek, me zë të ulët”, tha kryeministri.

Po ndodh...

ide