Detaje nga shpërthimi me tritol në Kamëz, shënjestra me të shkuar kriminale
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur në derën e banesës së Mariglen Lalës, 36 vjeç, në Kamëz.
Hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse ka pasur si qëllim paralajmërimin ose dërgimin e një mesazhi ndaj 36-vjeçarit, ndërsa motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Sipas hetimeve, e kaluara e Lalës është një nga pistat që po shqyrtohet nga policia për të zbardhur autorët dhe motivin e ngjarjes. 36-vjeçari është liruar nga burgu pak kohë më parë, pas përfitimit nga amnistia e fundit penale.
Ai rezulton të jetë dënuar më herët për një sërë veprash penale, mes tyre vjedhje, plagosje dhe mashtrim.
Policia po verifikon nëse e kaluara kriminale e 36-vjeçarit mund të ketë lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në derën e banesës së tij. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa”, në Bathore.
Nga ngjarja u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128