Dimarco rikthehet te Interi/ Mbrojtësi lë pas dëmtimin dhe grumbullohet për sfidën me Udinesen

Federico Dimarco ka kaluar dëmtimin në gjurin e majtë dhe rikthehet në dispozicion të Interit për sfidën me Udinesen. Cristian Chivu pritet ta menaxhojë me kujdes, me synimin që italiani të jetë plotësisht gati për përballjen me Romën.
Inter merr një lajm të mirë përpara sfidës së radhës në Serie A. Federico Dimarco ka lënë pas dëmtimin në gjurin e majtë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu për ndeshjen kundër Udineses në “San Siro”.
Mbrojtësi italian kishte pësuar një ndrydhje të lehtë, që e detyroi të humbiste minutat e fundit të takimit me Napolin dhe më pas ndeshjen ndaj Real Madridit. Gjendja e tij është përmirësuar dhe Dimarco pritet të përfshihet në listën e të grumbulluarve, por rikthimi nuk nënkupton domosdoshmërisht aktivizim nga minuta e parë.
Sabitzer mungon ndaj Kosovës, ylli i Austrisë jashtë katër ndeshjeve të Ligës së Kombeve
Stafi teknik synon të shmangë çdo rrezik, me vëmendjen të përqendruar te përballja e rëndësishme kundër Romës më 19 shtator. Dimarco mund të marrë disa minuta ndaj Udineses, në varësi të ecurisë së ndeshjes, për të rifituar gradualisht ritmin.
Chivu ndërkohë ka marrë përgjigje pozitive nga Carlos Augusto. Braziliani ka bindur me paraqitjet e tij në krahun e majtë dhe i jep trajnerit mundësinë që të mos përshpejtojë rikthimin e Dimarcos.
Situata është më e ndërlikuar në krahun tjetër. Andy Diouf pritet të vazhdojë të mbajë një ngarkesë të lartë, ndërsa Djed Spence po punon për t'u rikthyer në gjendjen optimale. Francezi është përshtatur në rolin e ri në krah dhe ka qenë një nga surprizat e Interit në javët e para të sezonit.
Spence mund të jetë i gatshëm për grumbullim ndaj Romës, por aktivizimi i tij pritet të jetë i kufizuar. Objektivi i stafit është që periudha e pushimit për ndeshjet e kombëtareve të shërbejë për rikuperimin e plotë, në mënyrë që ai të jetë në formën më të mirë për sfidën me Parmën më 10 tetor.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128