Mbytet anija e pasagjerëve në Indonezi, ekipet e shpëtimit kërkojnë pët të mbijetuar

Ekipet indoneziane të shpëtimit po kërkojnë 140 persona nga një anije pasagjerësh, e cila më parë ishte raportuar e zhdukur në Detin Java.
Anija Virgo Transport 8 u nis të shtunën nga qyteti Surabaya, në Javan Lindore, drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, përpara se të humbiste kontaktin, tha agjencia.
Kreu i zyrës së agjencisë në Banjarmasin, tha në një deklaratë video se 103 persona ishin evakuuar duke përdorur anije të ndryshme dhe se disa prej tyre do të dërgoheshin në një port në Javan Lindore.
Ekipet e shpëtimit nisën një kërkim, duke dërguar një ekip, anije dhe një helikopter drejt pozicionit të fundit të njohur të anijes së pasagjerëve, tha ai, pa bërë të ditur se çfarë i kishte ndodhur anijes.
Indonezia, një arkipelag me 17 000 ishuj, mbështetet shumë te tragetet si një nga mënyrat kryesore të transportit, me rrugë detare më të përballueshme dhe më lehtësisht të disponueshme sesa udhëtimi ajror.
Megjithatë, standardet e sigurisë nuk zbatohen gjithmonë me rigorozitet, duke rezultuar në një shkallë relativisht të lartë aksidentesh.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128