“Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet”, Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Biznesmeni ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.
Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.
Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.
Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.
Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.
Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.
Deri më tani, as Mabco, as VIA dhe as 2A Group nuk kanë hapur arbitrazh në themel për ta paditur Shqipërinë duke kërkuar kompesim. Aktualisht VIA dhe Mabco kanë hapur vetëm një proçes në Londër ku kërkojnë masë sigurimi për të detyruar qeverinë që të ndajë proçesin e prishjes së kontratës konçesionare. /Kapitali.al
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128