Adoleshenti dyshohet se planifikonte sulm në shkollë! Alarmohen autoritetet pas bisedave me ChatGPT

13 September 2026, 15:24 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Adoleshenti dyshohet se planifikonte s*lm në shkollë/ Alarmohen

Policia Federale e Argjentinës ka kontrolluar banesën e një adoleshenti në Buenos Aires, pas një sinjalizimi nga autoritetet amerikane për biseda të zhvilluara prej tij me ChatGPT lidhur me një sulm të mundshëm në shkollë.

Sipas raportimeve, hetimi nisi më 19 gusht, pasi informacioni iu përcoll autoriteteve argjentinase nga zyra e FBI-së pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Argjentinë.

Autoritetet dyshojnë se i mituri kishte zhvilluar biseda me inteligjencën artificiale rreth një sulmi të mundshëm ndaj shokëve të shkollës gjatë vitit 2027.

Çështja iu referua Prokurorisë Penale për të Mitur në Quilmes, e cila nisi procedurat hetimore. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi telefona dhe sende të tjera që do të verifikohen në kuadër të hetimit.

Adoleshenti është proceduar për veprën e dyshuar të “frikësimit publik” dhe është thirrur në prokurori. Sipas raportimeve, deri në atë moment, as ai dhe as prindërit e tij nuk kishin dhënë dëshmi për çështjen.

Prokuroria lokale ka bërë të ditur se rastet e kërcënimeve dhe frikësimit publik janë shtuar, duke çuar në hetime dhe kontrolle të ngjashme.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe nëse kërcënimet e raportuara përbënin një rrezik real.

Po ndodh...

ide