Costa: Ballkani Perëndimor drejt BE-së, Kosova ka mundësi të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se të ardhmen e rajonit e sheh brenda Bashkimit Evropian. Gjatë Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, Costa u shpreh se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende hapësirë për të avancuar në procesin e integrimit, përmes përshpejtimit të reformave të nevojshme.
Ai e cilësoi zgjerimin një investim strategjik për Evropën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe për sigurinë, demokracinë dhe stabilitetin e kontinentit. Sipas Costës, integrimi i vendeve të reja ndihmon në kapërcimin e ndarjeve historike dhe e forcon BE-në si një aktor me peshë në zhvillimet ndërkombëtare.
Kreu i Këshillit Evropian nënvizoi se rruga drejt anëtarësimit duhet të mbështetet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve, ndërsa paralelisht edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm.
Costa bëri të ditur se çështja e integrimit të vendeve të rajonit do të jetë në fokus edhe të Samitit të katërt BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet pas tri javësh. Ai përmendi gjithashtu Planin e Rritjes dhe nismat e tjera evropiane, të cilat synojnë të afrojnë ekonomikisht vendet e Ballkanit me tregun e përbashkët të BE-së.
Si hapa konkretë drejt këtij afrimi, ai renditi përfshirjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimin e pikave kufitare, zhvillimin e infrastrukturës së transportit, bashkëpunimin digjital dhe uljen e kostove të roamingut.
Duke folur për ecurinë e negociatave, Costa kujtoi se gjatë tetorit janë zhvilluar konferenca ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë avancuar me hapjen e grupkapitujve të rinj.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
