E goditi me shuplakë në vesh në mes të rrugës, gruaja humb dëgjimin përgjithmonë! Arrestohet 38-vjeçari në Turqi

3 November 2026, 18:05 / BOTA ALFA PRESS
E goditi me shuplakë në vesh në mes të rrugës, gruaja

Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaşı, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas  gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.

Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.

 

Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se gruaja kishte pësuar humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Sipas raportit mjekësor, dëmtimi ishte i tillë që nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë, megjithëse nuk përbënte rrezik për jetën.

Pas hetimeve, policia e referoi çështjen në gjykatë, e cila vendosi arrestimin e 38-vjeçarit. Ai u dërgua më pas në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë momentin e sulmit.

 

Po ndodh...