Avokati i Veliajt: Rama më telefonoi sot i tensionuar, bisedë plot fyerje!

2 November 2026, 23:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Avokati i Veliajt: Rama më telefonoi sot i tensionuar, bisedë plot

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi Rama. Ai deklaron se ka pasur një komunikim të tensionuar, të shoqëruar me akuza dhe fyerje.

Sipas tij, Rama ka shprehur pakënaqësitë e tij për rolin që ai ka si këshilltar politik i Veliajt. Sipas avokatit, kryeministri e ka akuzuar se ka nxitur kryebashkiakun të mbajë një qëndrim të pavarur politikisht prej tij.

“Rama më mori në telefon sot, patëm një bisedë të tensionuar. Më akuzon se nxita pavarësinë e Veliajt. Kam pasur komunikim të tensionuar me Ramën, edhe sot, e kemi mbushur me tension me fyerje bisedën. Më ka telefonuar Rama.

Ai mendon se unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit. Rama më ka telefonuar dhe më ka treguar pakënaqësitë tij për mua si këshilltar politik i Veliaj, duke pretenduar se ti ke nxitur pavarësinë e tij nga Rama. Unë nuk jam këshilltari i vetëm i zotit Veliaj. Në këtë komunikim të tensionuar është pika e tretë që Veliaj ka komunikuar në këtë shkrim.

Sepse siç e shpjegova s’kisha mundësi ta takoj, unë e takova të premten, Gogu ka shkuar pas meje. Në orën 22:30 ai thotë se ka shkuar në ushtrim të detyrës si ministër dhe si mik, kjo nuk ushtrohet të premten pas orarit zyrtar. Sipas asaj që më tha Veliaj ka qëndruar 1 orë e gjysmë. Unë e besoj zotin Veliaj sepse kjo nuk është ngjarje që ndodhi me një të shkrepur të rrufesë, por vjen pas një mesazhi të bërë nga zoti Veliaj për çështjen e Beogradit. Veliaj sapo ka shkuar në dhomë ka shkruar të gjitha detajet që janë diskutuar në takim.”- tha Ndreca.

Po ndodh...