“Rama po dhunon shtetin, ka rënë sistemi”, Shehi: Si negocion ministri i Drejtësisë me një të burgosur?!

2 November 2026, 21:33 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama po dhunon shtetin, ka rënë sistemi”, Shehi: Si

Kreu i LZHK Dashamir Shehi duke komentuar përplasjen Rama-Veliaj dhe bisedën e pretenduar mes Toni Gogut dhe kryebashkiakut në qeli, thekson se nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një goditje e rëndë për shtetin shqiptar.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shehi tha se në asnjë qeveri më parë, një ministër Drejtësie nuk ka marrë kurajon për të negociuar me një të burgosur. Shehi vuri në dukje se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e Fatos Nanos.

“Si mund të marrësh këtë lloj kurajoje dhe t’i thuash ministrit: shko ti fol me atë, se do kalbet në burg… Pse ai e cakton kush do kalbet në burg?! Domethënë këtu s’ka më shtet, jemi nën arbitraritetin e një njeriu të vetëm. Inshallah s’është e vërtetë, sepse është shumë e pisët për shtetin shqiptar, jo për PS-në. Por s’ma ha mendja që e gjitha kjo është një krijimtari, se ai avokati që del, ai që është brenda, si e sajokan?! Kanë akuzuar për krime kryeministrin, ministrin e Drejtësisë", tha Shehi. 

"Kam frikë se është e vërtetë. Jo se këto situata s’kanë ndodhur në Shqipëri, kanë ndodhur, por jo kaq hapur. Nëse ai ka trimërinë, do heqë bluzën e të burgosurit, mendoj, edhe vesh atë pelerinën e kalorësit të lirisë, demokracisë. Kjo është dhunë për shtetin shqiptar, të shkojë ministri i Drejtësisë të negociojë me të burgosurit, a hyn, a del! Çfarë na jep, çfarë të japim! Ka rënë këtu sistemi! S’e ka pasur kurajon njeri të çojë ministrin të shkojë të negociojë. Edhe në kohën e Nanos s’e ka çuar ministrin të negociojë, ka çuar ndonjë spiun të vogël. Uroj të mos jetë e vërtetë, sepse tregon që kemi prekur fundin fare”, vijoi kreu i LZHK.  (A2 Televizion)

Po ndodh...