Babai i Meghan Markle mohon akuzat për materiale të paligjshme, autoritetet në Filipine nisin hetimet

2 November 2026, 22:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Babai i Meghan Markle mohon akuzat për materiale të paligjshme,

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj pretendimeve të rënda që janë ngritur ndaj tij, duke i mohuar kategorikisht ato. 82-vjeçari është përfshirë në një hetim në Filipine, pas pretendimeve të djalit të tij, Thomas Markle Jr., se në banesën e mëparshme të të atit në Cebu janë gjetur materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Thomas Markle Jr. pretendon se ka zbuluar një sasi të konsiderueshme materialesh mes sendeve personale të të atit dhe se ia ka përcjellë informacionet autoriteteve përkatëse. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk dëshiron ta mbrojë më të atin përballë këtyre akuzave. Nga ana e tij, Thomas Markle i ka hedhur poshtë pretendimet, duke u shprehur se është i tronditur dhe thellësisht i lënduar nga akuzat e të birit.

Në këtë situatë ka reaguar edhe Meghan Markle, e cila është shprehur e tronditur nga informacionet e bëra publike. Dukesha ka shpjeguar se distancimi nga babai i saj, që prej vitit 2018, lidhej me shqetësimet për sigurinë e familjes së saj. Ajo ka zbuluar se që në vitin 2019 ishte vënë në dijeni nga policia britanike për një letër që përmbante pretendime shqetësuese ndaj të atit.

Sipas saj, vendimi për të mos lejuar kontaktin e tij me fëmijët Archie dhe Lilibet kishte si synim mbrojtjen e tyre. Ndërkohë, autoritetet në Filipine po vijojnë verifikimet për të përcaktuar vërtetësinë e pretendimeve, ndërsa policia britanike pritet t'ua përcjellë informacionet institucioneve përkatëse jashtë vendit. Duhet theksuar se deri më tani bëhet fjalë për akuza dhe pretendime që nuk janë provuar nga autoritetet.

Po ndodh...