“Persekutim politik”/ Avokati i Veliajt: Ja çfarë i kërkoi Toni Gogu në një orë e gjysëm takim
Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar në “Opinion” përplasjet e fundit mes Veliajt dhe qeverisë.
Ndreca i qëndron pretendimeve të Veliajt, se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, në takimin e të premtes vonë, i ka kërkuar në emër të Edi Ramës, dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protesta. Vetë Gogu, me një reagim zyrtar, i mohoi këto pretendime.
“Unë i besoj Veliajt, se nuk ndodhi me një të shkruar, ishte ngjarje që vjen nga mesazhi që Veliaj bëri për Beogradin. Nga ky moment ka pasur edhe një ndryshim kursi të sjelljes institucionaleve, si Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë. Sapo ka shkuar në dhomë, ka shënuar detajet, i ka mbajtur shënime dhe m’i dha sot në mëngjes. S’jam lejuar ta takoj të shtunën, edhe pse ministri dhe mbrojtësi ligjor mund të hyjnë edhe jashtë orarit.
Gjithçka është e vërtetë për shkak të sjelljes institucionale. Gogu ka deklaruar që ka filluar një inspektim, të priste inspektimin. Asnjë komunikim s’ka pasur. Për 20 muaj Gogu s’e ka takuar asnjëherë, sepse thotë si mik”, tha Ndreca.
Ish-deputeti i PS thotë se takimi mes Gogut dhe Veliajt është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.
“Ka shkuar pasi kam takuar unë Veliajn. Ka shkuar në orën 10:30 të natës. Nga ajo që deklaron, tregon se ka shkuar në ushtrim të detyrës sime si ministër dhe si mik. Ushtrimi bëhet në mënyrë normale të premten, pas orarit zyrtar, në darkë dhe në mënyrë të fshehtë. S’ka arsye për t’u fshehur, jo për Veliajn që ka qenë miku i tij, por për çdo të paraburgosur që e vlerëson ta takojë.
Sipas asaj që më tha Veliaj, kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë te zyra e drejtorit, vetëm. Unë besoj që kushtet shikohen në zyrën e drejtorit të burgut. Gjithë çfarë ka ndodhur aty përmblidhet. Ne kemi thënë vetëm kërkesat që Gogu ka bërë”, tha Ndreca.
Ndreca thotë se Veliajt i është kërkuar dorëheqja nga bashkia e Tiranës.
“Deri tani, sot, Veliaj e ka ftuar publikisht Ramën të nxjerrë faktin ku bazohet kjo. Të pranojë një gjë që nuk e ka bërë. I është kërkuar të japë dorëheqjen. Veliaj është i zgjedhur me votë dhe ka përgjegjësi kushtetuese. I është kërkuar t’ia delegojë bashkinë Arbër Hajdarit. Ka dëshmitarë edhe për këtë çështje. I është kërkuar nga Rama Veliajt”, tha Ndreca.
Një ndër kërkesat që Gogu i ka ëbrë Veliajt, është dhe largimi i Ndrecës si avokat mbrojtës. Ish-deputeti zbulon dhe disa komunikime me kryeministrin Edi Rama, për të cilat thotë se kanë qenë të tensionuara e kanë shkuar deri në ofendime.
“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama.
Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.
Plerent Ndreca sqaron se kryebashkiaku Veliaj nuk ishte kundër transferimit nga paraburgimi i Durrësit në Fier, por se nuk i është në dispozicion vendimi ku sqarohen dhe arsyet e transferimit.
“Askush nuk është ankuar se duhet të qëndrojë në Durrës. Autoritetet, kur të marrin një vendim, duhet të të njohin me vendimin dhe me argumentin se përse e kanë marrë këtë vendim. Ligji parashikon që i paraburgosuri duhet të qëndrojë pranë familjes, avokatit, gjykatës. Nuk i kemi arsyet e transferimit. Sekret është informacioni, jo vendimi. Nuk kemi vendimin”, tha Ndreca.
I pyetur nga gazetari Fevziu për krisjen e marrëdhënies mes Veliajt dhe Ramës, Ndreca përgjigjet se ka nisur së bashku me procesin ligjor kundër kryebashkikut. Ndreca shprehet se ndaj Veliajt ka persekutim politik me përfitues Edi Rama.
“Është një proces që lidhet me çështjen penale. Veliaj është i bindur që ka një persekutim politik, ku një ndër përfituesit e fshehtë është Edi Rama”, tha Ndreca.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
